Zjarr në rafinerinë e Volgogradit në Rusi pas sulmit me dron ukrainas

Zjarr në rafinerinë e Volgogradit në Rusi pas sulmit me dron ukrainas

Mbeturinat nga dronët e rrëzuar ukrainas kanë shkaktuar zjarr në një rafineri nafte në Volgograd të Rusisë , tha të martën guvernatori rajonal. “Zjarrfikësit filluan shpejt përpjekjet për të shuar zjarrin. Deri më tani, nuk ka viktima”, tha Andrei Botcharov nëpërmjet Telegram. Lukoil, pronari i rafinerisë, nuk i është përgjigjur ende një kërkese të Reuters për koment mbi sulmin. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan dhe shkatërruan 44 mjete ajrore pa pilot ukrainase gjatë natës, përfshirë nëntë mbi rajonin e Volgogradit. Top Channel