Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Harta e vatrave të zjarreve më të rrezikshme në Shqipëri! Nga 54, 29 ende aktive
57 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilat 29 janë aktive, raportoi sot ministria e Mbrotjes. Aktualisht po punohet me intensitet në këto vatra: Qarku Vlorë Në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete transporti, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit.Vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq. Situata po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore. Zjarri në fshatin Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Po operojnë forcat zjarrfikëse.Në fshatin Brataj, njësia administrative...