Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri
                            Më 14 gusht 1989, Nënë Tereza shkeli për herë të parë në vendin e origjinës, pas shumë kërkesave të refuzuara. Edhe pse jo e mirëpritur për vite me radhë, Nënë Tereza nuk i reshti përpjekjet për të vizituar atdheun dhe varret e nënës dhe motrës, në pamundësi për të marrë pjesë në ceremonitë e tyre mortore. 6 muaj më vonë, më 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare. Nënë Tereza, siç e njohu bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simboli i ndihmesës së nevojtarëve të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën. Për përulësinë e pashembullt do të vlerësohej në vitin 1979 me Çmimin Nobel për Paqen, prej nga ku u mësua kudo, kombësia e saj shqiptare. Anjezë Gonxhe Bojaxhiun lindi më 26 gusht 1910...