VIDEO / Aksident në aksin Fier-Levan, mjeti përfundon në kanal

VIDEO / Aksident në aksin Fier-Levan, mjeti përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut” ku janë përplasur dy automjete, një tip “Mercedes” dhe një tip “Citroen”. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.