Mbahet një takim për koordinimin e masave ndaj zjarreve në njësinë Skënderbegas

Mbahet një takim për koordinimin e masave ndaj zjarreve në njësinë Skënderbegas

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi zhvilloi këtë pasdite një takim me përfaqësues të strukturave qëndrore dhe lokale të emergjencave civile, me fokus koordinimin e planit të masave për përballimin e situatës së zjarreve në njësinë administrative Skënderbegas. Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Prefekti i Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, Gjenerali i Forcës Tokësore, Ilir Xhebexhia, si dhe përfaqësues nga strukturat përkatëse të sistemit të mbrojtjes civile. Takimi kishte për qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin efektiv të veprimeve për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura nga zjarret. Situata nga zjarret në zonën e Gramshit mbetet kritike, me disa vatra aktive që vijojnë të përhapen në territorin e...