Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tirana regjistron temperaturën më të lartë historike, sa shënoi termometri të hënën
Tirana shënoi këtë të hënë, 11 gusht 2025, ditën më të nxehtë në historinë e saj, me temperaturë që arriti 43.6 gradë Celsius. Edhe në Durrës termometri shënoi 42.4 gradë Celsius, duke theksuar valën e nxehtësisë që përfshiu vendin. Situata në Shqipëri mbetet shqetësuese, me zjarre që kanë përfshirë zona të shumta, ndërsa më alarmante është gjendja në jug, ku flakët po shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë dhe pronësi.