Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rrezik epidemie nga djegia e kafshëve dhe e bagëtive në Gramsh, nis me urgjencë groposja e tyre
Zjarret në bashkinë e Gramshit po përshkallëzohen, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një emergjencë serioze shëndetësore. Flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh, si dhe kanë rrënuar dhjetëra e qindra krerë bagëti që nuk arritën të shpëtonin nga përhapja e shpejtë e zjarreve. Ministria e Bujqësisë ka nisur groposjen emergjente të kafshëve të djegura, për të shmangur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive. Ekspertët paralajmërojnë se dekompozimi i trupave të kafshëve në temperatura të larta krijon një vatër serioze infeksioni, duke rrezikuar shëndetin e popullsisë së këtyre fshatrave. Ekipet e emergjencës kanë bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm, duke theksuar se prioriteti absolut është shpëtimi i jetëve njerëzore. Banorët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të largohen drejt zonave të sigurta,...