Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministria e Mbrojtjes: 37 vatra aktive në vend, më problematike situata në Delvinë dhe Gramsh
Teksa situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike. Sakaq Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve gjatë ditës së sotme, ku janë regjistruar deri tani 37 vatra zjarri dhe që janë aktive në vend. Grupet operacionale po vijojnë të punojnë nga toka dhe ajri me mjete, forca, avionë dhe helikopterë, për të shuar flakët në të gjithë territorin, që deri tani kanë shkaktuar 1 viktimë, dhjetëra të lënduar e shtëpi të djegura, si bagëti të ngordhura e sipërfaqe të tëra me tokë, bimësi, pyje e pemëtari të shkrumbuara. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Qarku Vlorë Në bashkinë Delvinë, situata e zjarrit është problematike, pasi zjarri ka depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa. Në operacion po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe...