Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis biseda telefonike Trump – Zelensky në praninë e lidërve evropianë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur ditën e sotme në Berlin. Ai u prit nga kancelari gjerman, Friedrich Merz. Dyshja, zhvilluan bisedime përmes një video-call me liderë të tjerë evropianë, përpara se të bashkoheshin edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me krahun e tij të djathë, J.D. Vancë, në orën 14:00. Zelensky u shpreh fillimisht se duhet ushtruar presion ndaj Rusisë, “për hir të një paqeje të drejtë”. Sakaq, kryeministri britanik, Keir Starmer, së bashku me homologun e tij holandez, Dick Shoof, zhvilluan bisedime së bashku për “mbështetje ndaj Ukrainës dhe punën e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës barbare së Rusisë”. Po kështu, dyshja ra në dakordësi se “nuk duhet të merren vendime për të ardhmen e Ukrainës...