Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë

Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë

Nënkryetari i bashkisë së Delvinës Filip Xuxi ka përfunduar në urgjencë për shkak të asfiksisë nga tymi pasi zjarret vijojnë të djegin në fshatin Kasapaj. Së bashku me të është edhe një e moshuar 86-vjeçare e cila shoqërohet nga të afërmit. Fshati Kasapaj po përballet me flakë massive të cilat kanë përfshirë shtëpitë duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Shumë prej tyre nuk kanë pranuar të largohen pavarësisht thirrjeve për evakuim.