Në prag të takimit në Alaska, Trump bisedime me liderët e BE-së. Putin i telefonon…Kim Jong Unit

Në prag të takimit në Alaska, Trump bisedime me liderët e BE-së. Putin i telefonon…Kim Jong Unit

Presidenti Donald Trump po merr pjesë sot në bisedime online mbi Ukrainën, tha për CNN një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Bisedimet zhvillohen para takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska të premten. Kancelari gjerman Friedrich Merz tha dje se po planifikonte të organizonte një takim virtual me Trump, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë për të diskutuar luftën në Ukrainë. Meqë samiti Trump-Putin pritet të anashkalojë Ukrainën dhe Evropën, qeveria gjermane njoftoi të hënën se po përgatitej për një takim të saj për të planifikuar “bisedime të mundshme paqeje” dhe “pretendime territoriale” të mundshme.“Bisedimet do të përqendrohen në opsione të tjera për të ushtruar presion ndaj Rusisë,” tha qeveria gjermane.Merz ftoi në takim udhëheqësit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Finlandës,...