Vllaznia me më të mirët, “gola në seri” kundër Kukësit

Vllaznia me më të mirët, “gola në seri” kundër Kukësit

Të martën pasdite, Vllaznia ka zhvilluar miqësoren e radhës para përfundimit të përgatitjeve verore të kuqebluve. Shkodranët kanë pritur në “Loro Boriçi” skuadrën e Kukësit, me miqësoren që përfundoi në shifrat përfundimtare 4-3. Serioziteti i Vllaznisë ndaj këtij dueli u dallua që në rreshtimin e formacionit, ku pjesë e 11-tshes së parë që zbriti në fushën e lojës ishin futbollistët që konsiderohen si titullarë. Kështu nga porta nisi si titullar Phols, e ndërsa në mbrojtje ishin rreshtuar Pusi, Bajrami dhe Kuros. E ndërsa mesfushë mbuluan pozicionet Mala, Sala, Qato dhe Jago, të cilët mbështetën treshen e sulmit Balaj, Kastrati dhe Murataj. Edhe në pjesën e dytë ashtu si në të parën është Vllaznia që dikton totalisht ritmin e lojës dhe gjen golin me një diagonale...