Temperaturat mbi 40°C, zjarret përfshijnë gjithë Evropën Jugore

Temperaturat mbi 40°C, zjarret përfshijnë gjithë Evropën Jugore

Të paktën tre njerëz kanë humbur jetën nga një valë e nxehti përvëluese që po shkakton dhjetëra zjarre në pjesë të ndryshme të Evropës Jugore, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Njoftimet e alarmit për të nxehtin (të ashtuquajtura si “alarmet e kuqe”) janë lëshuar në disa rajone të Italisë, Francës, Spanjës, Portugalisë dhe Ballkanit, për shkak të rreziqeve serioze për shëndetin pasi temperaturat po kalojnë 40°C. Në Spanjë Shërbimi meteorologjik i Spanjës, Aemet, njoftoi se temperaturat mund të arrijnë deri në 44°C në Sevilje dhe Kordoba, ndërsa Portugalia jugore gjithashtu mund të shënojë 44°C. BBC shkruan se në Spanjë, një punonjës i një qendre të hipizmit ndërroi jetë pas djegieve të rënda që pësoi nga zjarri në Tres Cantos, afër Madridit,...