Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hormova rrezikon të shkrumohet, Shehu: Kërkohet ndërhyrje urgjente nga Forcat e Emergjencës, banorët në rrezik
Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një postim në Facebook shkruan se situata në Hormovë është alarmante dhe kërkon ndërhyrje urgjente për të shpëtuar këtë zonë nga shkatërrimi. Sipas tij, fshati është pothuajse i rrethuar nga zjarri dhe ka shumë pak mbështetje për të përballuar flakët, duke theksuar se kapacitetet e Qarkut janë të pafuqishme për të menaxhuar këtë krizë. Ai kërkon mbështetje nga qendrat e emergjencës, si dhe ndërhyrje nga ajri dhe toka për të shmangur katastrofën. Postimi i plotë: Hormova rrezikon te shkrumohet! Është pothuajse e rrethuar nga zjarri! Që tenton të shtrihet drejt fshatrave të tjerë të Tepelenës e Gjirokastrës. Deri tashmë nuk ka asnjë mbështetje qendrore në shuarjen e flakëve. Kapacitetet e vogla, të pa pajisura, keq të organizuara të Qarkut...