Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Valë vdekjeprurëse të të nxehtit dhe zjarre shkatërruese në Mesdhe/ Tre të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Një valë e nxehti ekstreme që ka përfshirë rajonin e Mesdheut ka shkaktuar të paktën tre viktima dhe ka detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që po përhapen me shpejtësi. Zjarret po vazhdojnë të përhapen në shumë vende, ndërsa temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona. Në Spanjë, një burrë rumun rreth të pesëdhjetave humbi jetën pasi pësoi djegie në 98% të trupit teksa përpiqej të shpëtonte kuajt nga një stallë që po digjej pranë Madridit, sipas The Guardian. Në Itali, një fëmijë 4-vjeçar ndërroi jetë në Romë pasi pësoi dëmtime të parikuperueshme në tru nga goditja e të nxehtit, pasi ishte lënë në makinë në Sardenjë. Ndërkohë, në Mal të Zi, një ushtar humbi jetën dhe një tjetër...