Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri del jashtë kontrrollit në 4 fshatra të Poliçanit, po u afrohet banesave dhe zonës së mbrojtur
Situata e zjarrit në bashkinë Poliçan ka dalë jashtë kontrrollit në Njësinë Administrative Tërpan. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po vijon shtrirjen e tij. Zjarri ndodhet shumë pranë banesave dhe është duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Disa orë më parë, bashkia e Poliçanit evakuoi banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe banorët e zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur të Ballollit. Në zonën e zjarrit kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish, forca ushtarake dhe forca policie, ndërkohë që në ndihmë të tyre, për fikjen e zjarrit nga ajri, ka shkuar edhe një helikopter i Bazës Ajrore Kuçovë. Terreni ku ka rënë zjarri është terren malor dhe tejet i vështirë, duke e bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse dhe mjeteve...