“Ditët e Shqiptarit” kthejnë Gjakovën në qendër të artit dhe kulturës shqiptare

“Ditët e Shqiptarit” kthejnë Gjakovën në qendër të artit dhe kulturës shqiptare

Gjakova u mbush me art, muzikë dhe trashëgimi gjatë festivalit “Ditët e Shqiptarit”, që zgjati për javë me radhë dhe solli në skenë emra të njohur të muzikës dhe artit shqiptar. Performancat e Ermonela Jahos, Eugent Bushpepës, Elina Dunit, Jericho, Hersi Matmujës dhe dhjetëra artistëve të tjerë shndërruan qytetin në një skenë të hapur ku kultura shqiptare u festua me entuziazëm. Çarshia e Madhe, parqet dhe hapësirat historike të Gjakovës u bënë pika takimi për shqiptarët nga mbarë vendi, duke afirmuar rëndësinë e këtij festivali në hartën kulturore shqiptare. Hajrulla Çeku, i cili përmes rrjeteve sociale vlerësoi lartë këtë ngjarje, tha se “Ditët e Shqiptarit” kanë mbushur Gjakovën me art, muzikë dhe trashëgimi, duke falënderuar Fondacionin për Gjakovën për përkushtimin dhe organizimin e shkëlqyer që...