Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin do takohen për herë të parë që nga viti 2019! Në fokus lufta me Ukrainën, Zelensky refuzon lëshimin e territoreve

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin do takohen për herë të parë që nga viti 2019! Në fokus lufta me Ukrainën, Zelensky refuzon lëshimin e territoreve

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet “ballë për ballë” me Vladimir Putinin të premten në Alaskë, në takimin e parë mes tyre që prej vitit 2019, sipas deklaratave të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Leavitt. Ende nuk është bërë e ditur nëse delegatë të tjerë do të marrin pjesë në këtë samit. Fokusi kryesor ishte pikërisht ky takim mes dy liderëve, i cili pritet të diskutojë situatën e tensionuar në Ukrainë dhe perspektivat për një marrëveshje paqeje. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur edhe njëherë që Ukraina nuk do të pranojë t’i dorëzojë territoret e saj, duke iu kundërvënë idesë së një shkëmbimi territorial. Ai theksoi se Ukraina ende kontrollon pjesë të rajonit të Donbasit, përfshirë provincat e Luhanskut dhe Donetskut, dhe paralajmëroi...