Paralizohet Patra! Autoritetet greke ndërpresin qarkullimin për shkak të zjarrit të fuqishëm, urdhërohet evakuimi për 7500 banorë

Paralizohet Patra! Autoritetet greke ndërpresin qarkullimin për shkak të zjarrit të fuqishëm, urdhërohet evakuimi për 7500 banorë

Zjarri i madh që vazhdon të shpërthejë në Akainë Perëndimore ka “prerë” përgjysmë rrjetin rrugor të Peloponezit Perëndimor në Greqi. Konkretisht, Policia Greke ndaloi trafikun në pikat e kryesore rrugor, për shkak të zjarrit që po përhapet në zonë. Trafiku është bllokuar në rrugën e re kombëtare Patras-Pyrgos, rrugën e vjetër kombëtare Patras-Pyrgos, rrugë të tjera, nga kryqëzimi i Kato Akaisë deri në Ovrya-Patra, nga kryqëzimi i zonës industriale dhe në rrugën kombëtare Patra-Tripoli. Ndërkohë është lëshuar urdhër evakuimi për 7,500 banorë, duke u kërkuar banorëve të lëviznin drejt Pirgos në Ilia. Top Channel