Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Takimi Trump-Putin, bisedimet do të zhvillohen në qytetin më të madh të Alaskës
Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin do të mbahen në Anchorage – qyteti më i madh i Alaskës. “Presidenti Trump është i vendosur të përpiqet t’i japë fund kësaj lufte dhe të ndalojë vrasjet”, tha në një konferencë, sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shkruan Sky News. “Siç e ka thënë presidenti vazhdimisht, preferenca e tij e fortë do të jetë gjithmonë për paqen dhe partneritetin sa herë që këto rezultate mund të arrihen. Nuk ka asnjë udhëheqës në botë tani që ka qenë më i përkushtuar për parandalimin e luftërave ose përfundimin e tyre sesa Presidenti Trump.”, shtoi ajo. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës një pjesë të territorit të vet në...