Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia kap drogë në vlerë 300 mijë euro, arrestohet një person
Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar një sasi drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh duke arrestuar edhe një person. “Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4 kg e 440 gram; dy peshore elektronike; para në vlerë prej 260 euro; një motoçikletë; një aparat celular dhe një sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim”, thuhet në njoftimin e Policisë. I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.