Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Një viktimë, tetë të plagosur! Evakuohen shtatë fshatra, pamje apokaliptike nga Gramshi
Disa fshatra të Gramshit janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që arrijnë deri në disa metra. Ministria e Mbrojtjes po vijon me evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, ndërkohë që kërkon banorët të bashkëpunojnë me autoritetet. Fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë djegur. Këto fshatra u evakuuan më herët. Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë. Po ashtu, është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa nuk dihet fati një personi, që ka mbetur i bllokuar brenda. Ndërsa në fshatin Bulçar, raportohet se një grua është bllokuar në...