Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia e Elbasanit, thirrje banorëve: Bashkëpunoni me efektivët e rendit dhe Emergjencat Civile
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan iu bën thirrje të gjithë banorëve të fshatrave që rrezikohen nga zjarri, të bashkëpunojnë me punonjësit e Policisë, me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, si dhe me Emergjencat Civile, me qëllim që të largohen nga zona e rrezikut të zjarrit. Të gjithë inspektorët e Policisë së zonave janë në kontakt të pandërprerë me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, për të telefonuar çdo banor, për t’iu shkuar në ndihmë në rast nevoje, si dhe për t’i larguar nga zona e rrezikut. Shërbime të shumta të Policisë të DVP Elbasan, të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me zjarrfikësit, për të evakuuar banorët dhe për të...