Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarri në Parkun Natyror të Munellës, forcat zjarrfikëse vënë nën kontroll flakët
Vatra e zjarrit në Majën e Zezë, brenda Parkut Natyror Munellë, është izoluar nga forcat zjarrfikëse, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura (ADZM), punonjësve të njësisë administrative dhe banorëve vendas. Falë bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta, flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve. Aktualisht, puna është përqendruar në shuarjen e trungjeve të pemëve dhe barishteve të mbetura, me qëllim që të parandalohet çdo përhapje e mundshme e zjarrit në zona të tjera të parkut. Top Channel