Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
21 mln euro për të mbrojtur 61 bashki nga flakët! Instituti: Fondi nuk mjafton
Më pak se 9 euro shpenzohet për çdo qytetar të Shqipërisë për ta mbrojtur nga zjarret. Këtë vit për të parandaluar e deri për të shuar flakët, buxheti është 21 milionë euro, me rritje prej 5.6 milionë euro krahasuar me vjet. ”Në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, siguria e qytetarëve nuk mund të mbështetet në një buxhet minimal. 21 milionë euro për 61 bashki nuk janë investim, por iluzion i sigurisë. Nevojitet një rritje e ndjeshme e fondeve dhe një strategji kombëtare ku pushteti vendor të ketë rol real dhe burime të mjaftueshme. Nëse i ndajmë 21 milionë euro në mënyrë të barabartë për të gjitha bashkitë, rezulton rreth 344 mijë euro për bashki në vit. Kjo shumë është shumë...