Shifrat e turizmit në Shkodër, ka një rritje të netëqëndrimeve, pika më e frekuentuar mbetet Velipoja

Shifrat e turizmit në Shkodër, ka një rritje të netëqëndrimeve, pika më e frekuentuar mbetet Velipoja

18055 netë qëndrimi të turistëve, janë regjistruar deri më tani në bashkinë e Shkodrës, duke shënuar një rritje prej 20% të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar. Plazhi i Velipojës, mban numrin më të madh të pushuesve, ndjekur nga Thethi. Në ndryshim nga vitet e kaluara ku muaji Qershor ka patur vetëm kryesisht pushues vendas apo grupe te huajsh, sivjet, kjo periudhë ka regjistruar rekord ku mban 60% të vizitorëve deri tani. Në vitet e fundit, Shkodrës i është shtuar edhe një tjetër atraksion turistik ne brigjet e lumit Buna. “Jam nga Malta. Është hera e dytë që vij. Ma kanë sugjeruar miqtë e mi që janë shqiptarë. Më së shumti më pëlqen natyra këtu dhe temperaturat, të cilat nuk janë shumë të larta....