Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Japonia pacifiste hedh një hap të madh drejt shndërrimit në eksportues i madh armësh
                            Zgjedhja nga Australia e kompanisë Mitsubishi Heavy Industries (MHI) si furnizues i preferuar për një seri të re fregatash shënon një hap gjigant në përpjekjet e Japonisë për t’u bërë një eksportues i madh armësh, në një kohë me tensione të rritura rajonale dhe me zinxhirë furnizimi të mbrojtjes të mbingarkuar. Por analistët paralajmërojnë se Japonia do të duhet të kapërcejë kufizimet e kapaciteteve prodhuese dhe mungesën e fuqisë punëtore për të treguar se mund të ofrojë një alternativë reale ndaj furnizuesve të mbrojtjes nga SHBA-ja, Europa dhe Koreja e Jugut. Marrëveshja e fregatave me vlerë 6.5 miliardë dollarë e MHI-së, të cilën Tokio dhe Canberra e shpallën këtë javë dhe presin ta finalizojnë në fillim të vitit të ardhshëm, do të ishte shitja e...