Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarr edhe në Tiranë, Ministria evakuuon fshatrat Spanesh dhe Kazie
Pamje nga evakuuimi TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka ndarë sërish një tjetër njoftim të rëndësishëm për mediat. Përveçse në Gramsh ka kërkuar evakuuimin e banorëve në fshatrat e malësisë së Tiranës. Më konkretisht në fshatrat Spanesh dhe Kazie. Në terren janë ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura që po evakuojnë banorët. NJOFTIMI NGA MINISTRIA: Tiranë Në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret. Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve./ZËRI