Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë
Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës, pesë persona të tjerë, përfshirë një çift dhe fëmijën e tyre, humbën jetën pas shënjestrimit të banesës së tyre nga predha izralite në Khan Junis, ndërsa 4 të tjerë u vranë në një kamp të afërt, në zonën bregdetare të Mawasi. Ushtria izraelite tha se po verifikonte raportimet dhe se forcat e veta po merrnin masa për të minimizuar dëmet civile. Në një tjetër deklaratë gjatë së martës, IDF bëri të ditur se kishte vrarë dhjetëra militant në Rripin e Gazës gjatë muajit të fundit dhe se kishte shkatërruar më shumë tunele të përdorura prej tyre. Izraeli ka intensifikuar bombardimet...