Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rëndohet situata e zjarreve në Gramsh! Urdhërohet evakuimi i plotë i banorëve në fshatin Skënderbegas
Përshkallëzohet situata e zjarreve në Gramsh! Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra të njësive administrative vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke lënë pas dëme të mëdha dhe banorë të lënduar. Në fshatin Skënderbegas, një ndër zonat më të goditura, është dhënë urdhri për evakuim të plotë, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave. Megjithatë, situata bëhet edhe më dramatike nga refuzimi i disa banorëve për t’u larguar, të cilët mes lotëve po përpiqen të shpëtojnë ç’të munden nga shtëpitë që po digjen. Zjarret kanë lënë banorë të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk kanë arritur të hyjnë në zonat kritike për shkak të tymërave të dendur dhe flakëve gjigande, që e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka Autoritetet janë në alarm të plotë dhe kanë...