Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë/ Plagosi me thikë komshiun gjatë një konflikti, arrestohet 46 vjeçari
Vihet në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se goditi me mjet prerës komshiun e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Jakov Xoxa” në Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ‘Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut...