Mark Zuckerberg zemëron fqinjët: Na ka pushtuar lagjen!

Mark Zuckerberg zemëron fqinjët: Na ka pushtuar lagjen!

Priscilla Chan dhe Mark Zuckerberg SHBA- Për vite me radhë, Crescent Park i Palo Altos ishte një kartolinë e lumturisë periferike të Kalifornisë - rrugë të mbuluara me gjethe, festa në lagje dhe fëmijë që ngasin biçikleta pa shqetësime. Tani, banorët thonë se lagjja e tyre dikur idilike është shndërruar në një Monopol të vërtetë për njeriun e fuqishëm të kompanisë "Meta", Mark Zuckerberg, që blen gjithçka që i del përpara. Që nga mbërritja në vitin 2011, miliarderi dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, kanë grumbulluar të paktën 11 prona përgjatë Edgewood Street dhe Hamilton Avenue, duke shpenzuar më shumë se 110 milionë dollarë. Pesë shtëpi u përfshinë në një kompleks të gjerë privat për çiftin dhe tre vajzat e tyre, të kompletuar me shtëpi...