Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë, dyshohet i qëllimshëm!
Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort ka qenë vatra e zjarrit mes dy reparteve ushtarake në Zall Herr dhe që dyshohet se është një akt i qëllimshëm. Vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, teksa shpjegonte hartën e 30 zjarreve të rëna 24 orët e fundit në vend, dha edhe lajmin se një prej tyre ishte në zonën e Zall Herrit, pikërisht mes dy reparteve. I tha se në këtë zonë nuk ka pasur historik zjarresh dhe kjo e përforconte më shumë dyshimin për një krim. “Në këto momente po bëhet një betejë e fortë në Zall Herr, për koicidencë ose jo, mes dy reparteve ushtarake dhe atij...