VIDEO/ Zjarri zbret në kryeqytet, flakët i afrohen Selitës

VIDEO/ Zjarri zbret në kryeqytet, flakët i afrohen Selitës

Situata me zjarret po përkeqësohet çdo orë e më shumë edhe në Tiranë. Nga një video e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohen flakët që i janë afruar zonës së Selitës, pranë kompleksit të banimit Kodra e Diellit. Nga pamjet dallohet një situatë tepër alarmante, pasi flakët duken shumë të larta dhe situata mund të percipitojë nga momenti në moment, pasi asnjë instancë shtetërore nuk duket në terren.  Kjo është vatra e dytë aktive në territorin e kryeqytetit, pas asaj që është shfaqur më herët në zonën e Zall Herrit.