Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pëllumb Pilinçi shpall ‘qeverinë’ e tij personale në Vlorë, prezanton 13 ministra pa zgjedhje e parti politike
Politikani Pëllumb Pilinçi ka shpallur sot, përmes një akti simbolik, atë që e quan “Qeveria e tij”. Njoftimi u bë në qytetin e Vlorës, vendi ku në vitin 1912 u shpall edhe qeveria e parë e Shqipërisë pas pavarësisë. Ndryshe nga proceset normale politike, Pilinçi nuk ka parti të regjistruar dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor. Shpallja e kësaj “qeverie” është bërë pa asnjë bazë ligjore apo mandat popullor, duke e kthyer situtatën më shumë në një akt personal dhe simbolik. Gjatë aktivitetit të zhvilluar këtë të hënë, Pilinçi prezantoi edhe 13 ministrat që do të jenë pjesë e kësaj “qeverie”, e cila nuk ka asnjë fuqi ekzekutive në realitet.