Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur

Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit pranë “Urës së Vashës”, në fshatin Fshat të Klosit. Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 18:00 janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit L.R., K.A. dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar shtetasi K.A. dhe motra e tij, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:00, në fshatin Fshat, brenda në tunel, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit L.R., K.A., dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi K.A sëbashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”,...