Poliçani mes flakësh, riaktivizohen vatrat e nxehta, zjarri përhapet deri në fshatrat Mbrakull dhe Perik

Poliçani mes flakësh, riaktivizohen vatrat e nxehta, zjarri përhapet deri në fshatrat Mbrakull dhe Perik

Qyteti i Poliçanit po përballet prej disa ditësh me zjarre të njëpasnjëshme, ndërsa situata vijon të jetë kritike. Pasditen e sotme janë riaktivizuar sërish shumë vatra zjarri, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, duke përhapur flakët me shpejtësi të madhe. Zjarri ka mbërritur tashmë në fshatrat Mbrakull dhe Perik, ku edhe pse përmasat janë të mëdha, nuk rrezikon banesat. Në terren po punojnë intensivisht forcat e zjarrëfikësve të Beratit dhe Poliçanit, dhjetëra ushtarë nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje, si dhe një helikopter nga Bazë Ajrore Kuçovë që po kryen hedhje uji nga ajri. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, zjarri nuk është vënë ende nën kontroll dhe ka marrë përmasa të gjera, duke shkrumbuar deri tani qindra rrënjë ullinj dhe duke shkaktuar...