Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kurti: Serbia vazhdon të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, diplomacia jetike
Në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e rrjetit diplomatik të vendit dhe sfidat që paraqet aktiviteti i përpjekjeve të Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.Kurti prezantoi me krenari zhvillimin e rrjetit diplomatik të Kosovës, i cili tashmë përfshin 53 degë diplomatike në gjashtë kontinente, duke përfshirë ambasada, konsulata dhe zyra ndërlidhëse, që përbëjnë numrin më të madh në historinë e shtetit. Ai theksoi se ky rrjet përfaqësuesish në botë është një avantazh i madh, duke e fuqizuar Kosovën në promovimin e interesave kombëtare dhe ndërkombëtare.Megjithatë, Kurti paralajmëroi se përpjekjet e Serbisë për të dëmtuar imazhin dhe sovranitetin e Kosovës vazhdojnë të...