Dhjetëra vatra aktive, shkak temperaturat e larta

Dhjetëra vatra aktive, shkak temperaturat e larta

Kosova E Hënë, 11 Gusht 2025 17:16 Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur të hënën se në vend janë të regjistruara 38 vatra zjarri dhe prej tyre 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera janë lokalizuar. Ajo ka thënë se është duke e menaxhuar situatën në koordinim të plotë me njësitet e zjarrfikjes dhe shpëtimit, por nuk ka treguar saktësisht se në cilën zonë janë aktive zjarret. Sipas raportimeve në media lokale, situatë e rënduar është në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasi aty janë djegur edhe shtëpi banimi. Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura mbi 30 gradë Celsius këtë javë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka rekomanduar institucioneve publike dhe private që t’i zbatojnë...