Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Angli! Një person humb jetën pas një përleshje me disa adoleshentë, arrestohen një vajzë 16-vjeçare dhe dy djem 15-vjeçarë
Tre adoleshentë janë arrestuar me dyshimin për vrasje, pasi një burrë në të 40-at ka ndërruar jetë pas një “sulmi” në Isle of Sheppey pranë Kent në Britaninë e Madhe. Policia u njoftua për një përleshje mes një grupi të vogël personash në zonën e Warden Bay Road, Leysdown-on-Sea, ku viktima pësoi lëndime të rënda. Paramedikët dhe një helikopter i urgjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 19:00 të dielën, por pavarësisht përpjekjeve, burri u shpall i vdekur në vend. Të afërmit e viktimës janë njoftuar nga autoritetet, shkruan The Sun. Pak kohë më vonë, u arrestuan një vajzë 16-vjeçare dhe dy djem adoleshentë, 14 dhe 15 vjeç, të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ata mbeten në paraburgim ndërsa hetimet vazhdojnë.Dëshmitarët treguan...