“Mi vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i tufës me kuaj që u qëllua me çifte në Llogara: Mbaja familjen me to

“Mi vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i tufës me kuaj që u qëllua me çifte në Llogara: Mbaja familjen me to

Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur lidhur me këtë ngjarje teksa tha se policia nuk ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht denoncimit të tij. Ai apelon që ngjarja të hetohet me urgjencë dhe autorët të vihen para drejtësisë. “Siç kam thënë dhe para dy javësh, nga 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogarasë, janë goditur me armë gjahu, me çifte. Janë gjetur plumbat në trupin dhe kurrizin e kafshëve. Me veterinerin kemi shkuar, përveç policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje”, thotë ai. Ai tregon se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për sulm nga kafshë të egra, por tronditja ishte e madhe kur pa plumbat në shpinën e kafshëve. “Më kanë...