Shkallë për qiell

Shkallë për qiell

Timo FllokoShkallë për qiellNgrita sytë, qiellin pashë,Ku është skaji i tij, thashë.A i soset fundi vallë?Ndoshta duhen shpikur shkallë.Të padukshme, pa dyshim,Shkallë që zgjaten pambarim,Që takojnë fund e fillim,Prej këtej në askund,Gjithësisë pa anë e fund. Fantazova të shkoj larg,Botën poshtë ta shoh nga lart,Gjithë ç’pata pas ta lë,Historitë një nga një,Dashuritë pa shpirt në të,Miq, të afërt që s’janë më,Mitet, ëndrrat dhe çdo gjë. Sa ngjita shkallën e parë,Ndjeva frikë, të jem i marrë?N’atë udhë katrahurë,Humb përjetë, s’kthehesh kurrë.Nëse ndodh atje të mbes,Zbrazëtisë, në univers,Fillikat e i pashpresë,Kush kujtohet të më presë?Nëna la një det me lot,Iku herët nga kjo botë.(Kthehem s’kthehem, çfarë pastaj,Fatin tim mbi shpinë e mbaj) U enda vite të tërë,Jeta – një kështjellë në rërë.Në çdo skaj me stërmund,Fundin prekja...