Tragjike në Milano! Katër minorenë vjedhin makinën me targa franceze, përplasin për vdekje të moshuarën dhe më pas arratisen

Tragjike në Milano! Katër minorenë vjedhin makinën me targa franceze, përplasin për vdekje të moshuarën dhe më pas arratisen

Një grua 71-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë me targa franceze, që më pas rezultoi e vjedhur, në Milano. Ngjarja ndodhi të hënën, rreth orës 12:00, në lagjen Gratosoglio, në rrugën Via Saponaro. Gruaja italiane po kalonte rrugën kur u godit nga makina. Në automjet ndodheshin katër persona, të cilët besohet të jenë minorenë, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Mjeti i vjedhur u braktis aty pranë, në vendin e aksidentit. Shërbimet e urgjencës 118 mbërritën shpejt me automjek dhe ambulancë, por fatkeqësisht, gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe ajo ndërroi jetë pak më vonë. Sipas hetimeve paraprake, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin në rrugën Via Saponaro, duke kaluar mbi bordurën dhe duke hyrë në zonën e...