Të çlirohemi sa më parë nga drejtësia e kapur politike, për spektakël dhe pazarxhij!

Të çlirohemi sa më parë nga drejtësia e kapur politike, për spektakël dhe pazarxhij!

Nga Petrit Vasili Ta themi hapur dhe pa doreza, në Shqipëri ka thjesht dhe vetëm një drejtësi të shëmtuar të kapur politike, që bën spektakël dhe që bën të gjithë llojet e pazareve. Në shpërthimin e arrogancës së dhunshme qeveritare, që shkel çdo ligj ata mbrojtësit e ligjit duhet të ishin në vijën e parë të zjarrit për mbrojtjen e ligjshmërisë, por duke qenë drejtësi e kapur dhe me regji ajo mbyll sytë dhe lidh duart. Por drejtësia që nuk vepron dhe i ka dhënë mbështetje e alibi të plotë antiligjit dhe ka vrarë shpresën se qytetarët e grabitur mund të jenë ndonjë herë të barabartë përpara ligjit. Drejtësia politike, që nuk guxon as të veprojë dhe as t’i zërë emrin kryeministrit, të cilit i...