E rëndë/ U shkoi në ndihmë kolegëve për shuarjen e flakëve, pëson djegie komandanti i zjarrfikësve në Delvinë

E rëndë/ U shkoi në ndihmë kolegëve për shuarjen e flakëve, pëson djegie komandanti i zjarrfikësve në Delvinë

Një vatër zjarri e papritur ka rënë mesditën e kësaj të hëne në fshatin Blerimas, pranë një pularie. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje efektivë të MZSH Delvinë, dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit pa arritur të merrte përmasa që do ta bënin situatën shumë të rëndë. Edhe pse ishte pushim, pra jashtë shërbimit, pas disa ditëve shumë të ngarkuara me zjarre, në ndihmë të kolegëve shkoi edhe Besnik Hasani, komandant shërbimi në MZSH Delvinë. Gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, ai ka pësuar djegie në dorë dhe këmbë. Menjëherë është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar. Sipas burimeve paraprake, nga zjarri i papritur në...