Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e pesë gazetarëve të saj, Al Jazeera akuzon Izraelin: Sulmi ishte i qëllimshëm!
Për Al Jazeerën, sulmi izraelit që i mori jetën dy gazetarëve të saj dhe tre kameramanëve në Rripin e Gazës, ishte i qëllimshëm. Media e njohur insiston se tenda e përdorur nga stafi i saj në Qytetin e Gazës, jashtë Spitalit al-Shifa, ka qenë objektiv i goditjes. Emrat e Anas al-Sharif, Mohammed Qreiqeh, Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliëa i bashkohen listës së gati 200 gazetarëve të vrarë, sipas Reporterëve pa Kufij, që prej fillimit të luftës në vazhdën e sulmit të përgjakshëm të Hamasit në tokën izraelite 7 tetorin e vitit 2023. Ushtria izraelite tha nuk e mohoi shënjestrimin e Anas Al Sharif, por pretendon se ai udhëhiqte një celulë të grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi...