Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

Kryeministri i Katarit të hënën denoncoi “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera në Rripin e Gazës nga Izraeli, ku pesë punonjës të rrjetit të Katarit u vranë gjatë natës në një sulm izraelit. “Shënjestrimi i qëllimshëm i gazetarëve në Rripin e Gazës nga Izraeli zbulon se si këto krime shkojnë përtej imagjinatës”, tha Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani në X, duke i bërë homazh kujtimit të Anas al-Sharif, Mohammed Qreiqeh dhe kolegëve të tyre të vrarë në sulmin ndaj një tendë në Qytetin e Gazës. Pesë gazetarë të medias së njohur ndërkombëtare Al-Jazeera u vranë në një sulm izraelit në qytetin e Gazës natën e të dielës. Ushtria izraelite pranoi se objektiv i sulmit ishte gazetari Anas Al-Sharif, të cilin Tel Avivi e ka...