Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Po notonte në det, ndërron jetë pushuesi në Divjakë
Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja, thotë policia. Dyshohet që i ndjeri të ketë pësuar arrest kardiak, megjithatë autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë. Informacioni paraprak i Policisë Divjakë: Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë. Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.