374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën përgjatë rrugës që lidh Shkodrën me Shirokën. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe estetike të zonës, duke e shndërruar atë në një qendër të re turistike të veriut të Shqipërisë. Ndërhyrja do të përfshijë një sërë objektivash të rëndësishëm, mes të cilëve urbanizimi i zonës, ndërtimi i pedonales buzë lumit, dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Po ashtu, plani parashikon krijimin e shtigjeve që lidhin lumin e Bunës me malin e Taraboshit, si dhe ndërtimin e një shkallareje që do të mundësojë ngjitjen drejt majës së malit. Në fund të kësaj shkallareje, vizitorët do të mund të shijojnë...