Australia ndjek shembullin e Francës, kryeministri Albanese njofton se do njoh shtetin palestinez në shtator

Australia ndjek shembullin e Francës, kryeministri Albanese njofton se do njoh shtetin palestinez në shtator

Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator. Kështu bëri me dije kryeministri i vendit, Anthony Albanese. “Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për ta ndalur ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gaza. Australia do të njohë të drejtën e popullit palestinez për një shtet të vetin. Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar që kjo e drejtë të bëhet realitet”, tha Albanese përpara gazetarëve. Ky vendim i Australisë vjen pasi disa shtete të tjera, përfshirë Francën, Britaninë dhe Kanadanë, kanë njoftuar më herët se do ta njohin një shtet palestinez. /vizionplus.tv